NE JEMI IZOGRUP

Themeluar nga Oligert dhe Erion Plaka në vitin 2004, Izogrup sh.p.k sot është transformuar në një nga izoluesit më të besueshëm në Shqipëri. Shërbimet tona shtrihen nga ato familjare,biznese të vogla/mesme/mëdha deri tek organizata të një niveli të lartë. Ofrojmë sisteme Hidro/Termo Izolimi:

  • Hidroizolim me membranë sintetike PVC-TPO
  • Hidroizolim me membranë bituminoze
  • Hidroizolime me bazë çimentike dhe rezina vinilike
  • Hidroizolim me gjeomembranë HDPE
  • Montim dhe përpunim llamarine për veshje, korniza, parapete, ulluqe, tuba shkarkimi etj
  • Hidroizolim me tjegulla Kanadeze
  • Montim dhe ngjitje WATERSTOP-i
  • Hidroizolim me Bentonite
  • Shtrim linoleumi

ZGJEDHJA E DUHUR

Izogrup është zgjedhja e duhur sepse ne kemi një konglomeratë shërbimesh, mjetesh dhe staf të mjaftueshëm. Ne respektojmë portofolin tuaj.

KURSE KOHË

Izogrup shtrihet në të gjithë territorin shqiptar dhe disponon të gjitha materialet në magazinat e saj pa qenë nevoja për porosi nga furnitorë të tretë.

KOSTO MINIMALE

Lënda e parë, stafi, konsulenti dhe mjetet janë në qytetin tënd. Kjo bën të mundur realizimin e projektit me çmimin më konkurues në treg.

PSE TË NA ZGJIDHNI NE

Vite në tregun kombëtar.

Projekte të përfunduara.

Punonjës të specializuar.

MISIONI YNË

Shumë prej objektivave tashmë janë realizuar si shtrirja gjeografike në të gjithë shqipërinë, mjetet bashkëkohore, transporti dhe lëndët e para. Një nga qëllimet e kompanisë është zgjerimi i forcës së saj punëtore. Nëse punonjësi i vetë kompanisë nuk është i kënaqur, atëherë kurrsesi nuk do të mbetet i kënaqur klienti.

Një nga prioritetet kryesore të shoqërisë është shtimi i vendeve të reja të punës dhe përmirësimi i kushteve të punonjësve si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ana e sigurisë. Një punëtor i kënaqur, është shkak për kënaqjen e një klienti.

PYETJE TË SHPESHTA

  • Pse çmimet e Izogrup kushtojnë më pak nga konkurentët e saj?

    Sepse ne importojmë materialet direkt nga furnitori i dorës së parë. Izogrup nuk bën marrëveshje tregtare me shoqëri të palëve të treta. Gjithashtu ne kemi pika shpërndarjeje dhe skuadra punonjësish në të gjitha qytetet kryesore. Gjë e cila ul kostot e karburantit dhe të transportit.

  • Sa është afati i përfundimit të një projekti?

    Kjo varet nga madhësia e tij. Punimet e kryera në prona familjare zgjasin nga 1 orë deri në 3 orë. Projekte të mëdha si izolime hidrocentralesh, furrnaltash apo tunele variojnë nga 1 deri në 2 muaj. Gjithsesi, nëse klienti është i gatshëm të investojë për të ulur kohën e punimit, Izogrup është në gjendje të vërë në dispozicion të gjithë stafin dhe mjetet që disponon.

  • Sa është buxheti total për një izolim?

    Çmimi vendoset për metër katror. Sidoqoftë Izogrup gjithmonë është e gatshme të negociojë me klientin e saj në rast se projekti përfshin sipërfaqe të mëdha punimi.

  • Si nis një projekt izolimi?

    Çdo punë nis me kontaktin tuaj. Menjëherë ne vëmë në dispozicionin tuaj personelin përkatës të analizës së problemit, analizë kostosh dhe propozimin e zgjidhjes. Ju aprovoni propozimin tonë dhe brenda një kohe shumë të shkurtër do të jeni gati të shijoni komoditetet që ofron ambienti juaj i ri.

© Copyright 2004 Izogrup SH.P.K Hidro/Termo Izolime Politikat e Privatësisë