SHARKO LISTEN E PRODUKTEVE

Përdorni butonin djathtas per te shkarkuar listen e produkteve ne pdf

SHËRBIMET TONA

Me mbi 15 vite eksperiencë, fokusi ynë kryesor është kënaqësia e klientit. Mund të mbështeteni tek ne për izolimin, rinovimin dhe mirëmbajtjen e ardhshme te objektit tuaj.

RRETH NESH

Shërbimet tona të hidro-termo izolimit shtrihen nga ato familjare,biznese të vogla/mesme/mëdha deri tek organizata të një niveli të lartë. Fokusi ynë kryesor është kënaqja dhe përmbushja e nevojave të klientit. Ndërhyrjet tona realizohen nga një staf i kualifikuar në standartet më të larta profesionale.

MBI 15 VITE EKSPERIENCË

Ne kombinojmë cilësinë, mjeshtërinë, dijen dhe çmimin e ulët për t’ju ofruar shërbime të pakrahasueshme me konkurrentët tanë.

MATERIALET MË TË MIRA

Kemi kapacitetet njerëzore dhe materiale që mundësojnë një projekt të rrjedhë lirshëm. Ne sigurojmë që një punë bëhet saktë dhe në kohë.

STANDARTE PROFESIONALE

Puna jonë përfshin një sërë hapash të planifikuara me kujdes. Është e përqëndruar rreth një plani, programi dhe me një komunikim të vazhdueshëm ditor.

OFERTA JONË

Gjithçka që ju duhet të bëni është një telefonatë, brenda një kohë të shkurtër konsulentë nga stafi jonë vihen në kontakt të drejtpërdrejtë me ju. Studiojmë problemin tuaj, propozojmë zgjidhjen e duhur me koston më të ulët në treg. Kostoja e proçedurës së studimit dhe preventivit mbulohet nga ana jonë. Juve ju mbetet vetëm të vendosni në lidhje me propozimin tonë.

GARANCIA JONË MBULON

Nëse pranoni zgjidhjen e propozuar nga Izogrup Sh.p.k ju duhet vetëm të shijoni një ambjent të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër. Për gjithçka ku ne kemi ndërhyrë, ne mbajmë përgjegjësi ekonomike. Garancia e një shërbimi është ngushtësisht e lidhur me paketën e zgjedhur për aplikim. Nëse diçka ndodh gjatë kësaj periudhe, çdo shpenzim apo kosto të materialeve zëvëndësuese dhe krahut të punës do të mbulohet nga Izogrup Sh.p.k.

SHËRBIMET TONA

Ne mundësojmë gjithçka që nevojitet për shërbimet që ofrojmë si studim i problemit, propozim për zgjidhje, lëndët e para dhe materialet hidro-termo izoluese, transportin dhe burimet njerëzore.

PSE DUHET TË ZGJEDH IZOGRUP SH.P.K

E themeluar nga Oligert dhe Erion Plaka në vitin 2004, Izogrup sh.p.k u zhvillua dhe u rrit duke u bërë një nga hidro-termo izoluesit më prestigjozë në shqipëri.

MBI 15 VITE EKSPERIENCË

Izogrup ka një eksperiencë të gjerë në kohë dhe në aftësi profesionale. Kemi përfunduar (hidroizolim, termoizolim, izolim akustik) qindra banesa familjare e pishina dhe mbi 50 projekte të dimensioneve të mëdha si ura, hidrocentrale, tunele, landfill, themele pallatesh etj.

RESPEKTOJMË AMBIENTIN

Një nga prioritetet tona më të rëndësishme është respektimi i ambientit. Të gjitha materialet dhe mjetet e përdorura janë të standarteve bashkëkohore që dhe janë në harmoni të plotë me ekologjinë. Makineritë punojnë me energji elektrike dhe lëndët e para meren të ambalazhuara direkt në magazinat tona.

EKONOMI DHE CILËSI

Izogrup është sinonim i alternativës. Ne ofrojmë cilësi, komodited dhe siguri për familjet e mesme me një çmim të arsyeshëm dhe ekonomik. Gjithashtu, për bizneset dhe familjet e shtresave të larta të cilat kërkojnë edhe luksin krahas të tjerave, Izogrup është e gatshme të përmbushë kërkesat e tyre.

  • Ju mbështetuni tek ne, ne mbështetemi në punën tonë!

    IZOGRUP SH.P.K
    Hidro/Termo Izolime

PARTNERËT TANË

© Copyright 2004 Izogrup SH.P.K Hidro/Termo Izolime Politikat e Privatësisë