OLIGERT PLAKABASHKË-THEMELUES

KONTAKT DHE INFO

Emri: Oligert Plaka
Adresa: Lagja 28 Nëntori, Elbasan
Email: info@izogrup.al
Cel: +355 69 66 660 60

PROFILI

Oligerti është ideatori dhe bashkëthemeluesi i shoqërisë Izogrup në vitin e largët 2004. Ai është përfshirë në sektorin e izolimeve që në moshë të hershme. Udhëtimin e tij në këtë sektor ai e nisi në Itali në moshën 17 vjeçare ku ka punuar si specialist për një nga kompanitë më serioze në qytetin e Torinos. Këtu ai u formua dhe u specializua në të gjitha shërbimet e Hidro/Termo Izolimit.

Pas një pune shumëvjeçare Oligerti u angazhua në kurse trajnimi dhe çertifikime në sektorin që ai mbulon. Si njeri ambicioz dhe kërkues ndaj vetes së tij, ai nuk u mjaftua me kaq. Tashmë kishte ardhur koha që Oligerti të kthehej në Shqipëri dhe të jepte kontributin e tij në Atdhe. Kështu, në vitin e 2004, bashkë me të vëllanë ata themeluan shoqërinë Izogrup, një nga shoqëritë më të suksesshme në fushën e Hidro/Termo Izolimit.

Sot, falë ideve kreative, ambicies dhe guximit të tij, shoqëria Izogrup punëson mbi 70 persona të grupmoshave të reja. Oligerti ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e tij në ekonominë shqiptare duke qenë një taksapagues i rregullt dhe duke punësuar shumë të rinj.

ÇELËSI I SUKSESIT

Ne kombinojmë sëbashku mjeshtërinë njerëzore, dijen, teknologjinë dhe çmimin e arsyeshëm.

BURIMET

Kemi ekpseriencën, personelin dhe burimet e duhura për mbarëvajtjen e një projekti.

FURNITOR

Të punuarit me ne përfshin një mori hapash të mirëpërcaktuara dhe të koordinuara në kohë. Ne disponojmë çdo material të nevojshëm për realizimin e punës.

© Copyright 2004 Izogrup SH.P.K Hidro/Termo Izolime Politikat e Privatësisë